HOME - LIBRI SHQIP
Shkrimtarët Shqipëtarë Shkrimtarët e Huaj Librat Shkollorë Librat për Fëmijë Publicistikë Të Tjera
      Kërko në shop?
 
Trego të gjitha
Romane
Poezi
Tregime
Monografi
QENDRA ELEKTRONIKE E MUZIKëS SHQIPE
Informacione
Për Ju
Aktualitete
Regullorja
Newsletter
Kontakti me ne
 
Libri i lexuar për JU
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE

Thesaret e Humbura   nga Muharrem Blakaj

Romane  

Thesaret e Humbura - Romane  nga Muharrem BlakajMustafė XHEMAILI:
(Shkrimtar dhe publicist, redaktor i librit)

Roman me vlera tė dalluara artistike

Romanin «Thesaret e humbura», i autorit, Muharrem Blakaj, botuar nga ShKSH “Mėmėdheu”, Prishtinė, 2005

Romani “Thesaret e humbura” i Muharrem Blakajt, ėshtė romani i dytė i kėtij prozatori tė ri, por tė suksesshėm. Ky roman i porsa ėshtė njė paraqitje mjaft interesante dhe kurioze pėr shkak se autori trajton lėndėn e romanit, qė te ne nė Kosovė, nė Shqipėri por edhe gjetiu ku krijojnė autorėt shqiptarė, qė pėr subjekt kanė veprimtaritė e shėrbimeve sekrete serbe dhe aleatėve tė tyre. Kėto shėrbime i kanė sjellė mjaft dėme popullit shqiptar edhe nė tė kaluarėn. Pėr shembull ky autor nė romanin e tij tė parė “Misioni sekret” (“Rozafa”, Prishtinė 2004), trajton direkt veprimtaritė shkatėrruese tė kėtyre shėrbimeve kundėr popullit shqiptar para dhe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.

Romani i ri i kėtij prozatori, “Thesaret e humbura”, trajton njė subjekt tė gjetur nė mėnyrėn vertikale nė histori. Ngjarja ndodhė nė Mbretėrinė SKS, diku nė Dukagjin. Pushtuesit e Kosovės dėshirojnė ta shtrembėrojnė tė vėrtetėn pėr historinė e Kosovės. Pėr ta bėrė kėtė me sukses ata formojnė ekipe arkeologėsh tė specializuar pėr tė hulumtuar dhe gjetur objektet arkeologjike tė kohės ilire dhe tė mėvonshme, pėr t’i trajtuar e paraqitur ato para botės si gjetje arkeologjike tė historisė serbe, pėr ta ndėrtuar tė “vėrtetėn”e tyre historike mbi Kosovėn. Kėtu pėrzihen edhe shėrbimet sekrete tė atėhershme serbe dhe veprojnė me ashpėrsi tė madhe kundėr popullsisė shqiptare, kundėr popullsisė qė nė atė kohė ishte e varfėr, e pashkolluar, nė kushte tė rėnda pushtimi dhe shfrytėzimi. Veprimtaria e kėtij shėrbimi si dhe operacionet e policisė serbe dalin mjaft realisht tė trajtuara, me mjeshtri dhe nė mėnyrė korrekte nga pena letrare e autorit Muharrem Blakaj.

Materia e kėtij romani ėshtė e zgjedhur dhe e trajtuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, gjė qė e bėnė romanin me vlera tė dalluara artistike. Kėtė lėndė ky autor e zhvillon dhe e shtjellon pėrmes personazheve dhe karaktereve tė cilat jepen me njė plastikė tė gjallė. Ėshtė pėr tė theksuar, se autori, pėrdor gjuhėn si njė mjet tė fuqishėm, me njė shkathtėsi tė dukshme letrare. Kjo bėnė qė romani tė lexohet mjaft lehtė, tė zgjoj dhe mbajė kureshtjen e lexuesve deri nė fundin e librit (...) (Fragment nga njė recensiojn mė i gjatė)


Rrahim SADIKU:
(Shkrimtar dhe publicist)

Nė vepėr me njė procede tė fortė romaneske


Pasi e lexova romanin “Thesaret e humbura” tė shkrimtarit Muharrem Blakajt, qė u botua gjatė muajit nėntor tė vitit 2005 nė Prishtinė, nga SHKSH “Mėmėdheu” i St. Gallenit, erdha nė pėrfundim se kjo vepėr ėshtė e shkruar me njė procede tė fortė romaneske qė ka njė strukturė tė qartė tė rrėfimit dhe karaktereve tė personazheve.

Autori me njė mjeshtri tė theksuar tė tė rrėfyerit tė lėndės ka arritur qė tė na jap ngjarje dhe raporte tė marrėdhėnieve tė njė kohe, kur Kosova ishte e pushtuar nga Mbretėria SKS, dhe mė konkretisht ato ngjarje zhvillohen nė njė pjesė tė Rrafshit tė Dukagjinit qė pėr bazė kanė veprimtaritė e misioneve dhe shėrbimeve sekrete serbe kundėr popullit shqiptar, vlerave tė tij historike, arkeologjike dhe morale.

Romani ka arritur qė pėr lexuesin tė sjell njė rrėfim shumė interesant dhe tronditės: grabitqarėt dhe pushtuesit bėjnė pėrpjekje pėr t’i grabitur thesaret e lashta ilire si dhe ato tė mė vonshme qė ishin dhe janė identitet i Kosovės. Pėrmes materies artistike, personazheve me karaktere shumė tė ndryshėm, Muharrem Blakaj, nė romanin “Thesaret e Humbura” lexuesin dhe kritikėn letrare e vė para njė materie letrare tė pakontestueshme.

Mėnyra, trajtimi dhe paraqitja e lėndės nė roman, ėshtė bėrė nga autori pėrmes tė rrėfyerit nė mėnyrė mjeshtėrore tė veprimeve dhe pėrplasjeve pėr interesa, por qė shpesh kapėrcejnė interesat personale. Njėkohėsisht autori ka arritur qė me pėrkushtim tė pėrdorė mjaft mirė dhe saktė gjuhėn si nė tė rrėfyerit e ngjarjeve por edhe gjuhėn e personazheve.



Pjesė nga romni “Thesaret e humbura” nga Muharrem Blakaj

VI


Shiu kishte pushuar. Retė ishin shpėrndarė. Qielli kishte marrė njė pamje tė kristaltė. Tutje nga kopshti vinin tė gėzuar cicėrimat e zogjve. Dielli, sa nuk ishte fshehur prapa maleve tė Rugovės. Avulli i nxehtė qė vinte nga toka e ngrohėt dhe e lagur nga shiu, tė pėrzier me aromėn e trėndafilave, jepte erė tė kėndshme. Mila zbriti shkallėt e drunjta dhe doli nė oborr. Ashtu e vetmuar, u ul nė stolin e drunjtė prapa kullės. Shikimin e hodhi nga kopshti, qė kishte marrė njė pamje tė freskėt pas shiut. Tė rėnat e tupanėve vazhdonin! Si nuk u lodhėn vallė?
Sikurse ēdo mbrėmje, edhe kėsaj radhe mendja i shkoi tė arkeologėt. Qysh nga ajo natė, kur kishin qenė mysafir nė shtėpinė e tyre, nuk i kishte parė mė. Thuhej se ishin pėrqendruar nė themelet e njė kishe tė vjetėr, dhe nuk shqiteshin dot. Kishte pasur njė parandjenjė se ditėt me shi vetvetiu do t’i sillnin drejt qytezės, do t’i afronin shumė afėr saj por... sikurse edhe herėve tė tjera, do t’i kapėrdinte kafeneja e madhe nė qendėr tė qytezės, dhe prapė do tė ktheheshin prapa pa i parė, mendoi e trishtuar!
Disa herė e kishte dėgjuar tė shoqin tė fliste i zėmėruar kundėr tyre, e veēmas kundėr Van Joviqit. Siē dukej ai nuk i pėrmbushte urdhrat e tij, ose nuk ju pėrmbahej rregullave ushtarake pėr zbulimin e atyre vjetėrsirave tė pėrlloēur. Mos vallė, kishte nuhatur diēka nga ajo mbrėmje, kishte menduar sa e sa herė me vete Mila, dhe tani nga xhelozia, gjithė inatin e shfrynte kundėr Van Joviqit, duke e kursyer me qėllim fajtorin! Ky mendim e pickonte si gjarpėr i pabesė, duke ia helmuar kujtimet e kėndshme!
Pastaj, nė imtėsi i kujtonte ato ēaste tė pa pėrsėritshme nė jetėn e saj: Largimin nė korridorin e errėsuar pikėrisht prej saj, dhe shtrėngimin nga duart e tij. Shumė herė i kishte kujtuar ato ēaste duke i ngatėrruar me imagjinatėn e saj. I bėhej se atė natė, pas tė shtėnave tė gjithė kishin ikur tė frikėsuar dhe, aty kishte mbetur vetėm pėr vetėm me Fransuan… pastaj, pėr t’ju ikur shikimeve kureshtare tė shėrbėtorėve, ishin futur nė kthinėn gjysmė tė errėt nė fundin e hajatit dhe aty... Nė ditėt pasuese e kishte vizituar kthinėn. Ishte njė kthinė qė e shtynte drejt imagjinatės. Mė pas, i kishte urdhėruar shėrbėtorėt ta rinovonin dhe tė vendosnin aty tryezėn dhe minderin, pėr tė pushuar nė freskun e saj, nė ditėt e verės plot vapė. Edhe pse nuk donte assesi t’ia pohonte vetės gjithė veprimet e gjertanishme nė lidhje me kthinėn, e ndjente se motivi pėr rregullimin e saj lidhej pikėrisht me kujtime tė kėndshme pėr tė huajt... nė fund tė fundit, mendonte ajo, nėse do tė hetohej, mbrojtjen e kishte tė siguruar. Mjaftonte tė thoshte se dikush kishte bėrė pėrpjekje pėr dhunim, dhe nga ana e saj ēdo gjė do tė mbyllej. Do tė vazhdonin hakmarrjet e heshtura tė majorit kundėr atyre qė kishin guxuar t’ia pėrlyenin nderin! Kaq!
Sikur t’ia kishte pikasur mendimet i shoqi, disa herė e kishte ftuar drejt kthinės, por Mila nuk kishte pranuar. Njė frikė tinėzare kishte filluar t’i depėrtonte nė ēdo pjesė tė trupi. Aq shumė kishte qenė e dhėnė pas tė huajve sa qė kishte pasur raste qė nuk e ndante dot nėse vetėm i kishte menduar, apo kishte folur me zė tė lartė pėr ta gjatė dremitjeve, duke e zbuluar sekretin. Pastaj, si me zor e shqiste atė mendim tė frikshėm, duke e lidhė me dėshirat tekanjoze tė majorit.
Ndėrkohė, ju bė se dėgjoi hapjen e portės sė oborrit. Pastaj dėgjoi kėrkėllimėn qė u mbyll, dhe hapat e dikujt qė po ecte drejt hyrjes. Dėgjoi zėra. Eci ngadalė deri tė kėndi i kullės sa pėr tė parė se kush ishte. Nė mesin e luleve tė trėndafilit, pa si tė thyera siluetėn e Miliqit, dhe fare pranė derės sė hyrjes mezi e dalloi majorin. Tamam nė kohėn kur po bėhej gati tė shfaqej pėr t’ju uruar mirėseardhje, dėgjoi Miliqin:
– … Van Joviqin me dy tė huajt i lash vetėm nė kullė... atje ku po bėhet dasma! Janė nė besėn e tė zotit tė shtėpisė!
– Ide e mrekullueshme, apo jo? Janė vetėm ata tė tre, apo ka edhe tė tjerė me ta? – pyeti pas pak majori.
– Vetėm ata! Me njė gurė do t’i vrasim dy zogj! – u pėrgjigj Miliqi me zė tė ulėt!
– Shumė mirė! Nesėr do tė arrijnė edhe gazetarėt… rast i mrekullueshėm! – tha majori, pa e fshehur entuziazmin. Pastaj me zė serioz pyeti: – nė ēfarė kohe kthehen?
– Krejt varet nga ne! Tė zotin e shtėpisė e urdhėrova mos t’i lėshon tė dalin nga kulla derisa unė t’ju ēoi fjalė!– tha Miliqi.
– Mirė! Ku ndodhet ēeta e Agė Batushės, ėshtė afėr? – pyeti majori.
– Jo, ai ndodhėt shumė larg! Afėr e kam Naipin e Dautit me dy tė tjerė!
– Mirė, atėherė tė lajmėrohet ai. Kurse ti rri nė distancė me njerėzit tuaj! Mbaje nėn kontroll situatėn. Pritat tė zihen tė Varret e Krushqve! Ndėrsa unė do tė kujdesėm pėr thesarin arkeologjik!... Ke kujdese, nuk dua tė vrarė!
– Mos ke fare merak!... ujk i vjetėr jam unė! – tha Miliqi duke qeshur, dhe u nis drejt portės nė fundin e oborrit. Majori hyri nė kullė. Deri jashtė dėgjoheshin hapat e tij duke i ngjitur shkallėt e drunjta.
Pėr njė copė herė Mila mbeti e shtangur. Mizėri mendimesh i shkonin nėpėr kokė! Ishte e mundur vallė? Nga biseda e tyre e kuptoi se diēka e tmerrshme po pėrgatitej kundėr tė huajve. Pritat tė zihen tė Varret e Krushqve... pastaj thesari!... o zot! Ndoshta i ka rėnė nė erė punės tonė!... ndoshta i di tė gjitha... ndoshta ai ka biseduar pėr mua nė rrethe tė ndryshme dhe ato fjalė i ka dėgjuar majori… tani do tė hakmerret kundėr tij!... Nuk dua tė vrarė tha! Medoemos, i do tė gjallė, pėr t’i marrė nė pyetje! Ata do tė kthehen natėn vonė, tė shkujdesur dhe, nė dritė tė hėnės diku nė mes tė varreve do tė ndodhė pėrleshja! Do t’i zėnė si lepujt nė qark, dhe me duar tė lidhura do t’i fusin nė burg! Aty, pastaj duke i marrė nė pyetje naēallniku do tė mė pėrmendin mua... jo, jo! nuk bėnė tė rri kėshtu! Do tė ndėrmarr diēka pėr t’ju dalė nė ndihmė atyre edhe vetės! Te fundi i fundit, vetėm emri im mos tė pėrmendėt. Po thesaret?... gazetarėt... ēlidhje kanė kėto me mua? Pyeti vetėn e hutuar!

*
Mila hyri lehtė nė studion e majorit. Ai, si gjithmonė rrinte ulur nė kėrrigėn e tij pranė shkresave tė shpėrndara nė mėnyrė tė ērregullt mbi sipėrfaqen e tavolinės.
– Ishte Miliqi kėtu? – pyeti Mila derisa ulej nė kolltuk.
– Po, pse? – foli majori pa interes.
– Sikur biseduat rreth njė pusie me njerėzit e tij! – tha Mila me njė vėshtrim zhbirues.
– Pse e lodhė vetėn kot me kėto gjėra? – pyeti majori i habitur duke u kthye i tėri drejt saj, dhe vazhdoi: – fshehtėsi ushtarake... punė shteti!... ende s’u mėsove me to?” – tha me buzėqeshje. Pastaj u ngrit nga karrigia e tij dhe zuri vend pranė saj, duke zgjatur dorėn pėr t’ia ledhatuar faqen! Mila largoi kokėn nė anėn tjetėr me neveri. Ashtu e inatosur, u ngritė nė kėmbė dhe doli jashtė.
Koha ecte shpejt. E vetme, nuk bėnte dot gjė! Disa herė i shkoi mendja tė gruaja e naēallnikut. Sikur tė shkonte deri tė ajo. T’ia tregonte hallin, dhe sė bashku tė gjenin ndonjė zgjidhje. Por, ja qė shkova! Ēfarė ti them? Ēfarė ti tregoi e ēfarė ti fshehė?... ata ndodhėn nė kullėn e njė malėsori shqiptar! Si tė futemi nė atė kullė ku ka dasmė, nė mes tė atyre njerėzve? Pėr ēfarė do tė na marrin? O zot... e pamundur! E trishtuar u ulė nė minderin e madh nė dhomėn e miqve. Tani u bė ē’e kishte ndėrmend tė bėhej! Ata, sigurisht tanimė i kanė zėnė pritat! Le tė dalė ku tė dalė!
Mendimet ia treti kuisja e derės sė zyrės sė majorit. Ai, si hije e zezė nate doli. Si gjithmonė, nė raste tė aksioneve tė tilla nuk fliste fare. Edhe kėsaj radhe doli i heshtur si prej varri dhe me nxitim i zbriti shkallėt. Pas tij u dėgjua vetėm kėrkėllima e derės qė po mbyllej! Mila me tė shpejt doli nė dritare. Nga lartė, nė atė gjysmerrėsirė, pa trupin e tij tė shkurtėr qė me hapa gjysmė ushtarak doli nga porta e oborrit.
Errėsira kishte mbuluar dritėhijet e kullave. Njė erė e freskėt, por e ashpėr tundi gjethet e pemėve nė kopsht. Nga dritarja e hapur, hyri njė vrushkull i ajrit tė freskėt, duke i pėrplasur kanatat. Mila mbylli dritaren. Pastaj hyri nė dhomėn e saj dhe filloi tė zhvishej. Me ngutė donte t’i ndėrronte rrobat dhe tė dilet nga kjo kullė misterioze qė herė-herė, i bėhej se ishte varri i saj pėr tė gjallė! Cak ishte gruaja e naēallnikut, tė cilės do t’ia tregonte hallin. Edhe ajo, jo nė herė, i kishte treguar aventurat e saj! Gjithsesi ishte mė mirė! Tamam nė kohėn kur ishte fare lakuriq, dėgjoi njė trokitje tė njohur dere.
– Prit pak! – thirri Mila, pastaj mori pelerinėn dhe e hodhi krahėve! Me nxitim e hapi derėn dhe me inat pyeti: – Hė, ēfarė do tani?!
– Darkėn zonjė... ua solla darkėn! – foli me ndrojtje shėrbėtori duke mbajtur nė dorė tabakun.
E hutuar, vėshtrimin e hodhi mbi tabak. Era e kėndshme e mishit tė pjekur ia gudulisi lehtė hundėt por nga hutimi ajo nuk e pa mishin, por vetėm copėn e prerė tė djathit, qė ditė mė parė ua kishte sjellė nga bjeshka Keq Syku.
– Keq Syku!... ah... ai!... – mėrmėriti si me vete, sa mezi u dėgjua. Pastaj me njė shpejtėsi marramendėse nė trurin e saj skicoi Keq Sykun, i veshur me rroba tė zeza qė ēante me shpejtėsi drejt atyre bokėrimave pėr t’u futur nė atė kullė tė rrezikshme, nė mes tė asaj zallahie, nė mes tė zhurmės e klithjeve, nė mes vallesh e kėngėsh, pėr t’i lajmėruar...
– The gjė zonjė? – ia ndėrpreu mendimet shėrbėtori!
– Mundė ta gjesh... tani menjėherė mė duhet? – pyeti Mila krejt e hutuar, pasi instinktivisht nga dora ia kishte marrė tabakun me ushqime.
– Cilin zonjė? – pyeti i hutuar shėrbėtori.
– Keq Sykun thash...
– Tani sa e lash nė kafene! Pse, tė ka ndodhur gjė zonjė? – e ndėrpreu shėrbėtori plak.
– Shko e gjeje! Urgjentisht sillma kėtu!... dhe shshsh, askujt asnjė fjalė! Kur tė vini, hyni nga dera e kopshtit, a more vesh!
– Si urdhėro zonjė! – tha shėrbėtori dhe filloi t’i zbriste shkallėt me nxitim.
Koha deri sa u dėgjua dera e kopshtit tė hapej, ju duk tmerrėsisht e gjatė. Disa herė doli nė dritare duke shikuar jashtė. Nata kishte mbėshtjellė ēdo gjė nė gjirin e saj. Xixėllonjat endeshin tė qeta nė kopshtin e saj me barkun e tyre tė prushtė. Ju bė se edhe barku i saj po digjej nga i njėjti prush. Qindra mendime tė tmerrshme i shkuan nėpėr kokė. Njė njeri i huaj, krejt i huaj pėr tė, por, tepėr i afėrt me burrin e saj, njė natė tė bukur vere hynte fshehurazi nga dera e kopshtit, kalonte pėrmes xixėllonjave dhe i shoqėruar nga shėrbėtori plak, futej nė shtėpi pa dijen e tė shoqit, por me urdhrin e saj! Dhe pikėrisht atij njeriu duhej t’ia tregonte njė sekret qė nuk ia kishte treguar askujt, bile ndonjėherė ishte pėrpjekur t’ia fshihte edhe vetvetes... duhej t’i tregonte lidhjet e fshehta tė saj me njė tė huaj... lidhje qė sa kishin filluar por... tani nuk ishte koha tė merrej me ėndrra tė kota, duhej t’i shpėtonte ata nga mė e keqja pastaj... pastaj! E ēfarė pastaj? Unė nuk kam ndonjė lidhje me tė! Ishte vetėm njė simpati ēasti e asgjė mė tepėr! Megjithatė, tani duhej t’i shpėtonte nga tmerri qė ua kishte pėrgatitur burri i saj me shokėt e tij tė pistė!
Trokitja nė derė e tmerroi edhe mė tepėr. Ēdo t’i thoshte shėrbėtorit pėr kėtė ftesė? Ēdo t’i thoshte Keq Sykut kur tė hynte nė dhomėn e saj?
– Urdhėro! – tha me njė zė tė dridhur sikur nuk ishte zėri i saj.
Derėn u hap ngadalė, nga njė dorė e ndrojtur. Kur e pa shėrbėtorin tė vetmuar nė derė, sa nuk klithi nga zhgėnjimi.
– Ai tė pret nė fundin e shkallėve zonjė! – foli shėrbėtori me zėrin gjysmė tė mekur nga lodhja.
– Tė faleminderit. Je i mrekullueshėm! – tha Mila e lehtėsuar. Nga komodina mori njė bankėnotė dhe ia zgjati shėrbėtorit. – Tani shko e ēlodhu nė dhomėn tuaj, Natėn e mirė!
– Natėn e mirė! – tha shėrbėtori i gėzuar duke shikuar bankėnotėn, dhe u nis drejt dhomės sė tij.
Mila zbriti shkallėt me nxitim. Poshtė e priste Keq Syku. Nė dritėn e zbehtė tė llambės, pa rrobat e tij tė zeza. Kishte dėgjuar se ai sa herė qė udhėtonte natėn vishej me rroba tė zeza. Kėtė e bėnte me qėllim tė mos dallohej nga errėsira.
– Me keni ftuar zonjė? – pyeti ai, porsa Mila i kishte zbrit shkallėt.
– Po!... tė thirra pėr njė punė urgjente! Do ta them njė fshehtėsi, nėse me premton se ēdo gjė do tė mbetėt mes nesh! – tha Mila e ndrojtur, por e vendosur.
– Si urdhėro zonjė. Jam i tėri nėn urdhrat tuaja! – foli Keq Syku duke e shikuar nė sy.
– Arkeologėt ndodhėn nė kullėn e dasmės... janė nė rrezik! – tha me ndrojtje Mila.
– Nė rrezik? – pyeti Keq Syku i hutuar.
– Kėrkoi nga ju qė t’i njoftosh...
– Zonjė!... ata janė nė besėn e...
– Tani duhet lajmėruar... – e ndėrpreu Mila.
– Do t’i lajmėroi zonjė... por...
Mila ndjeu peshėn e vėshtrimit tė tij nė gushėn e saj gjysmėlakuriqe. Fjalėt e tij nuk i dėgjoi pėr njė ēast. Ngriti dorėn dhe tėrhoqi jakėn duke e mbuluar mė mirė gjoksin. U pėrqendrua tė dėgjonte se ēfarė thoshte, por ai nuk po fliste mė. Vėshtrimit tė tij nuk i iku as kėsaj radhe. Ai me sytė tė ndezur prush, me kėmbėngulje kėrkonte sytė e saj. Mila disa herė ngriti kokėn nė pėrpjekje pėr t’ia sqaruar rrethanat, por gjithmonė ndeshej nė ata sy si thėngjij tė ndezur qė e bėnin tė ulte kokėn pa mundė t’i thoshte asnjėrėn nga ato qė i mendonte.
– Jeni shumė e bukur zonjė! – foli me zė tė dridhur Keq Syku.
O zot, mendoi Mila me vete, edhe kjo me duhej tani. Njė drithėrimė e lehtė, e pėrzier me frikė ia pėrshkoi tėrė trupin. Ēdo gjė mundė tė kishte menduar! Ēdo gjė mundė tė kishte planifikuar por, qė njė copė fshatar i leckosur, i tulatur, e plot nėnshtrim para burrit tė saj, t’i thoshte fjalė tė tilla, kurrė nuk i kishte shkuar mendja.
– Si guxon tė flasėsh kėshtu? – pyeti Mila, por dukej se mė tepėr kėtė pyetje ia kishte shtruar vetės sė sa atij.
Nė ēast, njė drithėrimė tjetėr ia pėrshkoi tėrė trupin tani mė tė drobitur. Nė katin sipėr, ishte shėrbėtori plak. Ajo dyshoi se ai e pėrgjonte ēdo bisedė apo lėvizje tė saj! Kėtė, ai e kishte bėrė edhe herė tė tjera! E shqetėsuar, vuri gishtin tė hunda qė tjetri mos tė fliste, dhe nė heshtje tė plotė ia kthej shpinėn. Edhe pse nuk e ftoi, Keq Syku e ndoqi pas. Para kthinės ndaloi. Ajo u kthye vrullshėm, duke i dhėnė pushtet vetės para tij, por Keq Syku, edhe kėsaj radhe ia mori fjalėt nga goja!
– Kohė tė gjatė tė kam ėndėrruar zonjė... kam qenė i bindur se do tė vijė ky ēast njė ditė, dhe ja erdhi!
– Si guxon?!...– tha pėr tė dytėn herė Mila, por kėsaj radhe me zė tė ashpėr. Nė vend tė pėrgjegjės, ndjeu dorėn qė ia mbėshtolli belin. Nė atė gjysmerrėsirė nuk ia vėrente dot pamjen e fytyrės se ēfarė shprehje kishte, por frymėmarrjen e shpejtuar dhe drithėrimėn e trupit, e ndjente me trupin e saj. Pastaj, ndjeu fėrkimet e ashpra tė tirqve, nė mes tė kofshėve. Nė vend qė tė largohej, tė kundėrshtonte, apo tė klithte e tmerruar, siē e kishte menduar me parė, ajo e la tė lirė trupin e saj tė mbėshtillej nė pėrqafimin e tij tė zhguntė. Pastaj ngadalė, pa e shkėputur nga duart e tij, ai e tėrhoqi drejt kthinės sė errėt. Ndjeu peshėn e duarve tė tij qė e shtynin drejt shtrirjes. As kėsaj radhe nuk e kundėrshtoi vullnetin e tij. Pasi ishte shtrirė e bindur mbi minder, ndjeu peshėn e trupit tė tij kėrleshan...


  detajet e librit  
Titulli:  Thesaret e Humbura    Autori:   Muharrem Blakaj
Faqe:        Pesha:   0.000 kg.    Ēmimi:   0.00 EUR.
Botues:  
Viti - vendi e botimit:  Prishtinė, 2005

  Kthehem prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë   
  LIBRA SHQIP  Titujt e rinjë
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
Lajmet më të reja të Librit shqip - Newsletter
  LIBRA SHQIP  Më të kërkuarat
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
 ARKĖMORTI BOSH  'ARKĖMORTI BOSH' - Riat Ajazaj
 Riat Ajazaj
 8.00 €  ...detajet
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
 
 
© 2004 librishqip     |     Hosted by   webkos PropozoPropozoni www.LIBRISHQIP.com faqe tek ndonjë shok apo shoqe     |     Impressum