Nė panairin e fundit tė librit nė Tiranė, qė u mbajtė nga data 1 deri mė 6 nėntor, njėri ndėr librat e promovuara, ishte edhe libri i Mr. Avni Spahiut, Fan S. Noli Jeta nė Amerikė.
Mr. Avni Spahiu, jetėn dhe veprimtarinė e Fan Nolit, e kishte edhe tezė tė magjistraturės dhe me disa informaione shtesė siç ėshtė edhe bashkangjitja e CD-sė, me zėrin orogjinal tė Nolit, e nxori kėtė libėr, libėr i cili do tI bashkangjitet kompletit tė Nolit qė do ta botojė Pen Qenda e Kosoves, si vėllimi i 23-tė.
Ky libėr, siç tregon edhe vet titulli, rrėfen pėr jetėn dhe veprimtarinė e Fan S. Nolit, njėrit nga intelektualėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė XX, i cili jetoi dhe veproi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kėtė libėr, autori pėrqėndrohet edhe nė jetėn dhe veprimtarinė e komunitetit shqiptaro amerikan dhe kontributin e tyre tė madh, jo vetėm nė çėshtjen kombėtare, por edhe nė drejtim tė pasurimit tė letrave shqipe nė pėrgjithėsi dhe tė aktiviteteve kulturore.
Poashtu, rrėfehen edhe kontradiktat e bashkėveprimit midis Fan S. Nolit dhe njėrit nga intelektualėt mė tė mėdhenj tė shekullit, Faik Konicės, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Gjithashtu, nė CD e cila ėshtė e bashkangjitur me librin, janė prezentuar disa nga fjalimet qenėsore dhe kryesore tė Fan Stilian Nolit, qė I ka mbajtur nė raste tė ndryshme nė ShBA.
Pak fjalė pėr autorin
Avni Spahiu u lind nė Mitrovicė, mė 12 mars 1956. Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė vendlindje dhe nė SHBA.
Studimet i mbaroi pranė Universitetit tė Prishtinės nė Fakultetin e Filologjisė, nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Anlgeze. Mė pas, disa vite punoi si gazetar i tė pėrkohshmes Rilindja dhe si korrespondent i kėsaj gazete, pėr katėr vite nė Nju Jork tė SHBA-ve.
Mė pas ka punuar si redaktor dhe mė vonė si kryeredaktor i gazetės Bujku (Rilindja e ndaluar). Ndėrkohė ėshtė marrė me pėrkthime, me punė publicistike, kulturore e letrare. Ndėrkaq, gjatė viteve tė nėntėdhjeta mbaroi studimet pasdiplomike nė drejtimin e Letėrsisė, nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, ku i ndjek edhe kurset e estetikės, letėrsisė botėrore, teorive letrare, metodologjisė sė punės shkencore, etj.
Pasi mbaroi provimet pasdiplomike, pas luftės mbrojti temėn e magjistraturės me temė Mbi veprimtarinė dhe jetėn e Fan Nolit nė SHBA. Njėkohėsisht, Avni Spahiu, ka punuar edhe si veprimtar pėr tė drejtat e njeriut, pėrkthyes i veprave shkencore, letrare, politike, autor i shumė punimeve nga sociologjia e kulturės, kultura, nga reflektimi i historisė shqiptare tek autorėt e huaj, i angazhuar nė veprimtarinė politike pėr lirinė e Kosovės, etj.
Pas luftės nė Kosovė, autori ka punuar si kryeredaktor dhe drejtor i Televizionit tė Kosovės. Aktualisht ėshtė drejtor i RTK- Radio ( Radio Kosova dhe Radio Blue Sky).
E pergatiti: Vera Pelaj - Blue Sky
detajet e librit |
|
Titulli: Fan S. Noli Jeta nė Amerikė Autori: Mr. Avni Spahiu
Faqe: Pesha: 0.000 kg. Ēmimi: 0.00 EUR. Botues: Viti - vendi e botimit: Prishtine 2005 |