HOME - LIBRI SHQIP
Shkrimtarët Shqipëtarë Shkrimtarët e Huaj Librat Shkollorë Librat për Fëmijë Publicistikë Të Tjera
      Kërko në shop?
 
Trego të gjitha
Romane
Poezi
Tregime
Monografi
QENDRA ELEKTRONIKE E MUZIKëS SHQIPE
Informacione
Për Ju
Aktualitete
Regullorja
Newsletter
Kontakti me ne
 
Libri i lexuar për JU
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE

Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D   nga Arif Molliqi

Poezi  

Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D - Poezi  nga Arif Molliqi NGA GROTESKA POETIKE NĖ LIRIZMIN SUBTIL

Nga Selman Ethemi:
1.

Pas vepres poetike „ Premiera e njė pranvere“, me tė cilėn kishte tėrhequr vėmendjen e opinionit tonė kulturor, poeti Arif Molliqi, tashmė i prezentuar nė hapėsirėn tonė krijuese me dhjetė vepra letrare, kėto ditė u shfaq mė pėrmbledhjen mė tė re, „Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D.“ Qė nė fillim, duhet ta them se kronosi i gatimit tė kėtyre poezive ėshtė njė pelegrinazh paksa groteske qė i bėn autori kohės dhe vendit. Sė kėndejmi, i ftohtė. Ndėrkaq, rigjetja e kėsaj substance poetike mė pelegrinazhin e ftohtė, ėshtė ndėrtuar mbi shqetėsimet e brendshme, brenda tė cilave protestohet, jo vetėm pėr tė pohuar tė vėrtetėn, por edhe pėr tė treguar ate.
Nė pėrmbledhjen e re poetike, ashtu si edhe nė pėrmbledhjen e poezive para kėsaj, autori nuk ėshtė lodhur tė krijojė asnjėherė njė strukturė tė pėrkryer formale tė tipit eliptik, dhe as iluzionin e librit tė kufizuar sipas disa rregullave. Por, ai ka bėr thyerje tė skemave letrare, edhe brenda substancės poetike, duke i ikur retorikės dhe aklamacioneve, qė aq shumė i gjejmė nė vargjet e poetėve tė sotme. Ndėrkaq rezonanca e librit mbėshtetet nė imazhe harmonike tė ndėrtuara me mjete figurative tė paradoksit, tė groteskut dhe tė ironisė. Ky funksion paradoksal, herė-herė duket se errėson apo e hermetizon mendimin, por qė e detyron lexuesin tė jetė i vėmendshėm, ta kuptoj, kur ka paradoks individual tė mendimit, e kur universal.
Nė njė rast Adem Gashi, pėr poetin Molliqi, pat thėnė: „ Arifi ėshtė ndėr autorėt e paktė qė ka disiplinuar ndjenjėn dhe mendimin.“ Kjo shkathtėsi, „disiplinimi i ndjenjės me mendimin“, ndonėse u jap poezive ton tė veçantė poetik, megjithatė, ėshtė lehtė ta kuptosh sė tek kėto poezi, vetėm sa transferohet bota qė e sheh autori. Ajo bota qė e takon autori ngado qė shkon, pse jo, edhe nė qytetin D. nė kuptimin universal. Aspekti tjetėr, mė i rėndėsishėm qė gjendet brenda kėtyre poezive, ėshtė identifikimi sensual i autorit, me gjithė ato qė takohet, do tė thoja, qė i dalin pėrpara, gjatė pelegrinazhit. Kėto janė situata qė i hulumton dhe i pėrshkruan pa retorikė, duke i thėnė me njė mendim specifik tė zhurshėm pėrmes vargut. Kėsisoji ai futet nė njė formė tė re, qartėsia e sė cilės vėrehet nga alegoria brenda groteskės. Kėtu ai pėrpiqet ta ngėrthen çdo formė tė re nė tė jetuarit e njerėzve nė qytetin D., duke filluar nga nuancat deskriptive e deri tek ato filozofike e satirike.
Pelegrinazh i ftohtė metaforikisht ėshtė njė ecje e pakryer. Qė nuk ia dijmė as emrin:
Mė shurdhon njė fjalė
Qė mė rri gjithė kohėn mbi kokė
As emrin nuk ia mėsova ( faqe 11).
Ose;

Vetėm shtėpia heshti
Kur u çmendėn krushqit
Nga zhurmė e lodrave
Tė akorduara me bisht qeni
( Duvaku pėr nusen)

Por nuk ėshtė vetėm rrugėtimi i pakrye qė shpie tek qyteti D., por janė tė gjitha ato qė ndodhin brenda dhe jasht tij. Sepse, edhe pasi kemi arritur aty, hasim diçka qė kėrkohet tė mposhtet kolektivisht. Dhe, kėshtu, nė kulmin e mynxyrės, shtėpia, natyrisht, ka edhe fuksionin mė tė rėndėsishme metaforikisht nėna shqiptare. Ėshtė e ftohtė Shqipėria -shtėpia e tė gjithė shqiptarėve, qė hesht edhe kur krushqit- miqėt politik tė saj, mbartin tragjedinė nė trupin tjetėr tė coptuar. Metaforikisht kjo ma kujton Ali Podrimje: /Xhuxhe je/ Xhuxhe je moj/. Prandaj, kėto gjithmonė janė motive tė ftofta qė nuk e pėrjashtojnė njėra tjetrėn:


2.

Molliqi para se gjithash, mė shumė e kėrkon rrugėn poetike pėrmes poezive tė shkurtėra, duke shpreh sa mė shumė ndjenja e mendime, me sa mė pak fjalė, njė rrugė poetike e Xhon Kitsit. Nė poezitė e shkurtėra, e sidomos nė sonete, Kitsi e arriti pjekurinė dhe thellėsinė e shprehjes poetike. Andaj, kėtu na del se autori nėpėr ketė rrugė e shpalos pėrpara lexuesit e gjithė panoramėn e atyre gjėrave qė i gjėn gjatė pelegrinazhit nė qytetin D. Ai vetėm sa e ngacmon mendimin e lexuesit, i jep drejtimin duke i lėnė fushė tė hapur fantazisė se tij. Sepse, sa mė i pasur tė jetė mendimi me elemente figurative, aq mė e lartė ėshtė mjeshtėria poetike e vargut:
Nė mjegullėn e vjeshtės
kthehen tė vonuarit
me duart nė kokė
shikojnė njė pėrmendore tė vjetėr
e mbajnė tė mos u ik

Nė errėsirė pėshtyjnė pėrpjetė
ta pėrlyejnė qiellin me sharje

presin breshėr nė vend tė shiut
t“i pastojnė njollat e fytyrės

atė ditė e sot
ndryshe flasin e ndryshe mendojnė
( Rrugė e çuditshme)

Shpeshherė lexuesi s“mund ti lexoj poezitė e Arif Molliqit kalimthi, vetėm duke i shfletuar. Atyre u duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm e tė prirė pėr tė kapur nė çast, ç“ka do tė thotė poeti. Sepse, tė poezitė e shkurtėra, poeti mė pak fjalė tė mbeshtetura mjeshtėrisht, na jep kuadro tė gjalla ku dalin nė pah problemet apo brengat e jetės, gjatė pelegrinazhit tė ftohtė. Mund tė thuhet lirisht se Molliqi, nuk ka eksperimentuar me fjalė tė buta as atėherė kur gjendet nė kėto rrethana, qė atij aspak nuk i pėlqejnė. Ēdo poezi e tij mund tė konsiderohet si njė botė pa komlekse, ku gjėrat thuhen zėshėm pėrmes vargut. Ja, sa pėr ilustrim, disa shėmbėllima:
/ Nė shkrimet e biografisė shkrova/ e kapa gjarprin pėr fyti (f. 30),
/Tė vdekurit i dilnin mangut/ harronte ta numėrojė vdekjen e vet(f.37),
/ Eu po jetė pise qenka kjo/ kur flas me njerėz/ e asnjė fjalė nuk e kuptoj(f.58),
/ Nė rrahin e kohės po freskohen/ me pishė nė dorė korbat (f.65),
/Nė pusin e kėsaj kohe/ zura diçka me grepin e ndryshkur/ lojėn e fėmijėrisė/ varur nė supet e mia tė lodhura (f.87)

3.

Krijimi poetik duke qenė njė akt tėrėsisht individual s“ka sesi tė mos projektojė edhe trajektorėn e vijės jetėsore tė autorit, megjithatė, nuk mund tė thuhet se poezitė, apo vepra e Molliqit ėshtė ndonjė ditar poetik. Kėtė projeksion e gjejmė tek poezia; Ikonografia, Kohė e pėrsėritur, apo Kohė e plasaritur etjera, por qė pikėrisht kėto ndodhin pėr shkak tė fuqisė imagjinative qė ka poeti pėr itenerarin e pelegrinazhit tė tij.

Tėrsisht i ndėrgjegjshėm se çka i fal koha nė tė cilėn jeton, Molliqi duke u munduar ta kursej lexuesin, ka afrua forma shumė tė thjeshta tė vargut, por qė e ka ndėrlikuar pėrmbajtjen e tė shprehurit poetik. Nga kėto pikėvėshtrime poeti jo rrallė nė formė tė narracionit idealizues paralajmėron idenė mė mėnyrė qė me mjeshtri tė bėjė transformimin dhe kalimin nė sferėn e lirizmit subtil.

Rikthimi tek evokimet pėr qytetin e tij, nė kuptimin universal-simbolik, pėr Gjeravicėn, me tone herė-herė himnizuese, se ėshtė e qėndrueshme, e palėvizshme, dhe, e pėrjetshėm, si njė Zonjė e rėndė, ku edhe Perėnditė pushojnė, ndihet nota e thellė e romantizmit tė Naim Frashėrit:

Portė e qiellit e rėnda Zonjė Gjeravicė...
Ose;
Dy Liqenet ata sy tė bukur Perėndie zbresin poshtė nė fushė...
* * *
Zbres ngadalė nga maja e Gjeravicė duke thurur ėndrrėn shqip
* * *
O zot a do tė dimė t“i duam Ata sy tė butė tė Gjeravicės
( Lirikė pėr liqenet e Gjeravicės )



4.

Duke vėnė mendimin nė fund tė shkrimit, nė kemi pėrmendur vetėm njė nga mozaikėt e mendimeve qė ka kjo pėrmbledhje poetike, qė ėshtė shumė e pasur dhe shkruar me njė imagjinatė vėrtetė poetike. Tė shumica e poezive, Molliqi ka eksperimentuar me figura, metafora, perifraza, duke u mundua ta gjej formėn e vet pėrmes sė cilės mund tė shpreheshin tė gjitha ato vargje qė ai meton t“iu jap kuptim universal. Derisa shumė poetė merren me figura elegjiake tė vatanit, Molliqi ndryshe, vrapon pas njė vargu tė shkurtėr, por shumėkuptimplotė, duke u bėrė tė akseptueshme pėr lexuesin nė veçanti, ashtu dhe duke e ngritur atdheun nė nivelin mė tė lartė poetik pėr kohėn universale.

Tani, ajo qė kėrkohet nga kritikėt pėr pėrmbledhjen e poezive tė Arif Molliqit „Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D.“, ėshtė vėshtrimi nė thellėsinė e çdo vargu, pėr ta gjetur kohėn e shkuar me tė gjitha plagėt, por edhe tė sotmėn e ftohtė si shumėsi kuptimore.

P.S.
Shėnime pėr autorin
Arif Molliqi u lind mė 1953 nė Llukė tė Epėrme tė deçanit. Shkollėn fillore dhe gjimnazin i kreu nė Deçan.Studioi nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Universitetin e prishtinės (grupi i gazetarisė).
Shkruan kryesisht poezi e prozė, por edhe shkrime publicistike e satirike.
Deri tani ka botuar veprat:

1.„Simfoni pėr darkėn e qenve“, (poezi), Prishtinė, 1994
2. „ nė udhėkryq pa zhurmė“, (poezi), Toena, Tiranė, 1996
3. „Loja e Sarkofagut“, (dramė), Eurorilindja, Tiranė, 1998
4. „Psherėtima e zareve“, (poezi), Panteon, Tiranė, 1999
5. „Pėrplasje“ (ese, mbresa dhe skica), Fakti, Shkup, 2000
6. „Premiera e njė pranvere“, (poezi), Rilindja, Prishtinė, 2000
7. „Kafka e ujkut“, (roman), Toena, Tiranė, 2001
8. „ Dėshmorėt jetojnė pas vdekjes-Rrustem Bruqi“, (monografi), Prizren, 2002
9. „ Shėnime nga arkiva e qytetit D.“, (roman), Faik Konica, Prishtinė, 2003
10. „ Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D.“ (poezi), Faik Konica, Prishtinė,2004

Nė konkursin letrar tė shpallur nga Ministria pėr Kulturė e Kosovės, pėr vitin 2003/2004, nė mesin e shumė dorėshkrimeve nė konkurs, drama e Arif Molliqit „ Loja e dytė e Sarkofagut“, u muar pėr botim.
Arif Molliqi, jeton dhe punon nė Hamburg tė Gjermanisė.

Diaspora poetike shqiptare

FRYMĖZIME HYJNORE NGA MĖRGIMI

( Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D.,
Editura FAIK KONICA, Prishtinė, 2004)

Kur dashurohen dy fjalė, lind njė gjuhė. Poeti duhet tė kėrkojė madhėshtinė. Ta pėrjetosh fjalėn, don tė thotė ta kėrkosh çelsin e fuqisė magjike tė saj. Po qe se merresh me nusėrimin e fjalės, fjalėt tua duhet tė na mahnisin. Tė kėtillė e kemi Azemin, Aliun dhe Saliun, Ademin, Tekiun, Agimin, Ibrahimin, Edi Shukriun, Halilin, Mirko Gashin, Sabriun, Flora Brovinėn, Shkėlzenin, dhe njė varg ėndėrrimtarėsh tjerė tė frymėzuar, qė ia ka falė Kosova, thesarit kombėtar shqiptar.

Edhepse i pėrket tė vonuarve tė gjeneratės sė nėntėdhjetė, ėndėrrimtari i Llukės sė Epėrme tė Deçanit, Arif Molliqi, autor i dhjetė librave dhe qindra artikujve tė botuar, poet, prozator, gazetar dhe mėrgimtar, i lindur tani e 50 vjet mė parė, debuton nė moshėn 40 vjeçare me Simfoninė pėr darkėn e qenjve (1994), dhe vjen edhe pėrgjatė kėtij shekulli nė trojet e letėrsisė shqiptare, me Premierėn e njė pranvere (2000), me Kafkėn e Ujkut (2001), me Dėshmorėt qė jetojnė edhe pas vdekjes (monografi pėr Rrustem Bruqin), (2002), dhe me vėllimin e tij mė tė ri (Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D), Editura FAIK KONICA, Prishtinė (2004).

Tė themi se, edhepse jeton nė perėndim, autori pėrplaset mes kamjes e skamjes, mes shqetsimeve e frymėzimeve, mes frekuentimit tė bibliotekave e kantjereve tė ndėrtimtarisė, mes shoqėrimit me dijetarė e muratorė, kjo s'prish punė. Nuk prish punė as fakti se pėr ta shijuar jetėn nė tė gjitha pikėshikimet e saj, autori bėn edhe punėn e muratorit, jo pėr ta parė se sa rėndė ėshtė jeta e mėrgimtarit tė rėndomtė, por pėr ta ta mbajtur gjallė familjen dhe shpirtin shqiptar nė diasporė, duke u servuar pėrmes librave tė tij, njė edukatė tė shėndoshė, morale, artistike, letrare, kombėtare e ndėrkombėtare. Autorin e pelegrinazhit tė ftohtė, e shqetson fakti se ata qė e çrobėruan atdheun, shqiptarė e ndėrkombėtarė, ende nuk i kanė pėrveshur krahėt pėr gjermanizimin e Kosovės, edhe pėrnga standardi. Gjithfarė klanesh e gjithfarė bandash e zbehin aktualitetin kosovar, na shkruan nė njė korrespondencė para ngjarjeve tė marsit, dhe shton faktin, se kur kalon para varreve tė dėshmorėve, stėrkuqesh nga turpi, ngase ende nuk janė realizuar idealet e tyre.

Ėndrra e zhgjėndrra, batica e zbatica, frymėzime, disponime, e hidhėrime. Hidhėrime ndaj kopilave tė kombit qė na turpėrojnė nėpėr botė. Aktualiteti kosovar, megjithatė, krahas shqetsimeve, ka edhe realizimet dhe shpresat e tij. Letėrkėmbimi i autorit, mendimet e tij, frymėzimet e gėrshetuara me imagjinatė, vėrehen edhe nė faqet e librit tė tij mė tė ri, me do subjekte qė ta pėrkujtojnė kohėn e krisur, kur "U mblodhėn xhuxhmaxhuxhėt/ me ilaçin nė gji/ fėmijėt tanė t'i hanė/ ose tė hanė bar. Duke i shtrydhur fotografitė rozė/ harruan si hahet buka" (Fotografi rozė). Shqipja e tij ėshtė e pėrsosur, ngase para se t'i reket profesionit tė shkrimtarit, ka studjuar gazetarinė nė kuadrin e Fakultetit tė Drejtėsisė nė Prishtinė, lexon gjermanisht, shkruan shqip, dhe: edhepse "gjithçka e zezė/ vajti nė dreq tė mallkuar/ Zoti...nuk na harron" (f. 20).


Ecim nėpėr shi me Dhjatėn e re nė gji

Nė kuadrin e 90 faqeve tė librit tė tij, autori merret me rizbulimin e atdheut, duke u nisur nga Dardania e lashtė, e deri te trupi i lodhur i Kosovės, i kafshuar: herė nga dhėmbėt e stėrkuqur tė ujkut, herė nga korbat e gjarpėrinjtė, herė nga kthetrat e varfėrisė. "Ruajna Zot o Zot ruaj nisjet tona/ qė po mundohemi t'ua nxjerrim sytė/(...)/ Ruajna Zot o Zot ruaj/ gjymtyrėt e atdheut/ se feja ka çuar krye/ nė mes dite po na i grimcon hartat/ kur Ne mashtrohemi pas hijeve" (Lutje e vazhdueshme). Nuk e dimė nė autori e ka fjalėn pėr fenė si fe, apo pėr ata qė e shfrytėzuan fenė si pretekst pėr shfarosjen e shqiptarėve, qė nga Beteja e Kosovės (1389), e deri te kjo e fundit (1999), por e dimė se nė trojet shqiptare tė Dardanisė, u pėrplasen interesat panislamike tė Turqisė, dhe shijet paranoike, ekspansioniste, pseudortodokse tė Serbisė, shqiptarėt duke e ngrėnė dajakun edhe si pasojė e fesė, edhepse feja e tyre elementare, nuk ėshtė as islamizmi, as ortodoksia, e as komunizmi, por atdhetarizmi. Pse? Ngase turqit mėnjanė, dhe serbėt nė anėn tjetėr, e sulmuan nė mėnyrė vandaliste krishtėrimin perėndimor tė Gjergj Kastriotit, Gjergj Fishtės e Nėnė Terezės, ndėrsa ne: "Ecim nėpėr shi/ me Dhjatėn e re nė gji" (Loja mes litarėve).

Autori, siç duket, i beson Zotit. I beson Zotit dhe na fton tė shkojmė nė Festivalin e lutjeve, dhe digjet pėr ta parė Ilirinė, ashtu siç ishte edhe para pesė vitesh: me pushkėn e ndezur pėr dritė, me kėmbėt nė dhe duke numėruar fishekė, tepėr pak pėr ta parė Ilirinė" (Epitaf pėr trungun). Porsi proza, lirikat e Arif Molliqit ėshtė kryengritėse, e ndjeshme dhe e qartė. Vargjet e tij kanė ndjeshmėri dhe pėrbujshmėri, siç do tė shprehet njė autor bukureshtar, edhe pėr lirikėn e bukur tė Sali Bashotės. Autori inkuadrohet nė spektrin e ėndėrrimtarėve qė jetojnė dhe krijojnė nė diasporė (Thoma Kacori, Abdul Latif Arnauti, Antonio Bellushçi, Vitore Stefan Leka, Shaip Beqiri, Ardita Jatru, Mustafė Xhemaili, Ardian Kyçyku, Shefqet Dibrani, Mardena Kelmendi, Ismail Iljasi, dhe shumė tė tjerė).

Edhepse shpirtin e tij e karakterizon shqetsimi, shqetsimi si pasojė e pandjeshmėrisė sė atyre qė s'dinė ta pėrkrahin njėri-tjetrin, autori i referohet tė Bukurės sė Dheut, vjeshtės lakuriqe me vreshtat qė e puthin njėra-tjetrėn, natės sė Shėngjergjit, lojėrave tė fėmijėrisė, çantės me kėngėt e vjetra, mjegullave tė mbrėmjes kur shikon kohėn shtatzėnė, brigjeve tė Erenikut. "Herėn tjetėr e dashur/ merr fletė rrushi nga Lug Bunari/ t'ia fshijmė fjalėt e lagura Gjakovės/ t'ia ftohim shkrumin Ēabratit/ t'i pastrojmė gjurmėt e kafshės sė zezė/ dhe tė rriten fėmijėt qė kanė pėr tė lerė"(Saga pėr qytetin e Jakovės).

Libri mė i ri i Arif Molliqit strukturohet nė katėr kaptina (Kohė e fjetur, Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D, Erotikė nė qytetin D, Fishkėllimė e ftohtė). Po qe se u hedh njė sy titujve tė vjershave, konstaton se ato pėrbėjnė njė vjershė karakteristike, qė tė magjeps pėrmes do vargjeve si: S'di pse mė dhemb fjala/ Koha ime desh mė turpėroi/ Kur bijnė gjethet/ Hijet e çmendura/ Nė shtatin e Ilirisė/ Kollitja e vargjeve/ Kur pėrsėriten vrapimet/ Te krojet e ftohta/ E kapa gjarpėrin pėr fyti. Ndjenja e pėrgjegjshmėrisė sė autorit, vėrehet edhe nė do tituj tė tjerė, si: Rrugė e çuditshme/ Shfaqje publike/ Kėngėt e ndrojtura/ Ikonografia/ Nė Dhe tė Atdheut/ Sagė pėr Jusuf Gėrvallėn/ Kambanat e dashurisė/ Epitaf pėr trungun/ Pėrtej Urės sė Elbės.

Risia e vėllimit mė tė ri tė kėtij poeti kosovar, vėrehet nė pėrsosjen e stilit. Subjekti elementar i frymėzimeve tė tij, mbetet edhe mė tej atdhedashuria. Poetėt e ringjallin kombin, ngase pas Zotit, vjen kombi, familja dhe atdheu. "Para se tė nisesh rrugėve tė gjata/ pi verė tė kuqe Kosove/ Dardaninė s'do ta harrosh" (Via Egnatia). "Nė pergamenėt e kohės/ gjej shėnime bibliografike/ Dukagjini/ Drenica/ Dardania/.../Kur i shikova/ u pėrmallua koha/ dhe nisi me ra shi" (Shėnim). "Hapi dritaret e Grykės/ nga trokėllimė e Koshares/ plaken udhėt e vdekjes/.../Kur rrufetė vizatojnė harta/ ujku i trembet kobit tė vet/ Unė qaj.../ dhe kėndoj nga gėzimi" (Trokėllimė). Nga vargu i tij, siç duket, paralelisht me vlerat tekstuale, shpėrthen vitaliteti i kushtėzimit ekzistencial. Kundruar nga ky aspekt, Arif Molliqi inkuadrohet nė spektrin e ėndėrrimtarėve tanė, qė dinė tė krijojnė vlera hyjnore.
Baki Ymeri, Bukuresht


  detajet e librit  
Titulli:  Pelegrinazh i ftohtė nė qytetin D    Autori:   Arif Molliqi
Faqe:        Pesha:   0.000 kg.    Ēmimi:   0.00 EUR.
Botues:   Faik Konica
Viti - vendi e botimit:  Prishtin 2004

  Kthehem prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë   
  LIBRA SHQIP  Titujt e rinjë
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
Lajmet më të reja të Librit shqip - Newsletter
  LIBRA SHQIP  Më të kërkuarat
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
 ARKĖMORTI BOSH  'ARKĖMORTI BOSH' - Riat Ajazaj
 Riat Ajazaj
 8.00 €  ...detajet
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
 
 
© 2004 librishqip     |     Hosted by   webkos PropozoPropozoni www.LIBRISHQIP.com faqe tek ndonjë shok apo shoqe     |     Impressum