HOME - LIBRI SHQIP
Shkrimtarët Shqipëtarë Shkrimtarët e Huaj Librat Shkollorë Librat për Fëmijë Publicistikë Të Tjera
      Kërko në shop?
 
Trego të gjitha
Romane
Poezi
Tregime
Monografi
QENDRA ELEKTRONIKE E MUZIKëS SHQIPE
Informacione
Për Ju
Aktualitete
Regullorja
Newsletter
Kontakti me ne
 
Libri i lexuar për JU
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE

Peizazhi i ėndrrės   nga Rasim Selmanaj

Romane  

Peizazhi i ėndrrės - Romane  nga Rasim SelmanajRasim Selmanaj, u lind me 8 mars 1963 nė Gllogjan tė Deçanit. Me profesion ėshtė Bachelor i Biologjisė - Kimisė. Nė vitin 1980 bashkė me disa veprimtarė tė tjerė, ka themeluar organizatėn ilegale tė tė rinjve “Shqiponja”, e cila ka vepruar nė Deçan dhe nė rrethinė.

Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ėshtė arrestuar dhe dėnuar nė vitet 1981, 1983 dhe 1992. Ndėrkaq, mė 24 mars 1998, mu nė ditėn e fillimit tė luftės frontale nė Rrafshin e Dukagjinit, nė befasi arrestohet nga forcat serbe. Gjykata e Qarkut nė Leskovc, e dėnon me 6 vjet burg. Ėshtė liruar nė mars tė vitit 2001. Njė kohė ka qenė veprimtar politik dhe kryeredaktor i revistės “Zgjimi”. Deri nė janar tė vitit 2003, ka qenė botues dhe kryeredaktor i gazetės sė pėrditshme “24 orė”.

Aktualisht ėshtė botues i gazetės sė pėrjavshme “Fokusi”. Ka botuar tri libra “Shtegtari i Lirisė”; “Melodi shiu nė sytė e nėnės” dhe librin e fundit tė cilin e promovoi mė 1 qershor nė Bibliotekėn Kombėtare Universitare tė Kosovės, “Peizazhi i ėndrrės”. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės si dhe kryetar i tė pėrndjekurve politik nė Deçan. Ka botuar njė sėrė shkrimesh publicistike.

Pėrmbajtja shkurt, pėratitur nga Vera Pelaj "Blue Sky":

Vepra “Peizazhi i ėndrrės” , ėshtė njė vepėr qė me titullin e vet dėrgon mesazh tek lexuesi pėr faktin se ishte njė ėndėrr e autorit sa ishte nėpėr burgjet serbe. “Peizazhi i ėndrrės” pra, ėshtė ėndrra e vet autorit, I cili sa ishte i burgosur, ėndėrronte qė t'i kthehet shtegtimit aty ku ishte nisur pėr ta bėrė realitet lirinė e Kosovės. Kjo libėr nė vete pėrmban zanafillėn e shtegtimit tė nisur qė nga vitit 1981 e tutje. Pra, kujtimi i pranverės sė vrullshme tė vitit 1981 dhe tė luftės sė UĒK-sė. Pėrkundėr pėrshkrimit tė rrėfimeve nga episode tė ndryshme tė jetės nė mėnyrė realiste nė vepėr, nuk mungojnė edhe vlerat artistike.

Fragment:

TAKIMI I PARĖ ME LIRIMIN TE BREGORJA E RINUAR

Mbaje mend, dyzimi im i fanitur! Nga kjo qeli burgu, ku pjesėtarėt e fiseve endacake sllave po mė mbajnė lidhur duar e kėmbė, po tė nis atje, pėr nė shtėpinė prindore ku, ndoshta pėr sė gjalli, kurrė mė s'do tė mund tė shkoj vetė.
Po deshe tė nisesh pėr nė vendlindjen time nė katundin ku kam hapur abetaren sė pari, duhet tė kalosh njė rrugė tė ngushtė gjarpėrore. Rruga, ndonėse e asfaltuar, ėshtė e gjitha gropa – gropa. Ti zdirgju teposhtėzės dhe mos nxito shumė. Nė tė djathė sheh livadhe tė gufuara nga blerimi, rrethuar me shelgje, verra e plepa tė butė. Gjithkah do tė tė zėnė sytė, gjithashtu, shkurre kulumbrish e manaferrash, por edhe arra kurorėgjera dhe tek – tuk ndonjė thanė tė vetmuar. Nė tė majtė tė udhės, do tė tė pėrcjellė bregorja e pjerrėt mbuluar me bar e dėllinja.

Kur tė kesh mbėrritur buzė pyllit, kundruall tij janė ca varreza tė vithisura romėsh. Tevona do tė kalosh skaj pyllit, nė tė djathtė tė vėshtrojnė me habi disa verra tė gjatė. Nė fund tė pyllit, atje do tė tė zėnė sytė shtėpitė e para tė katundit tim. Mė tej shtėpitė do tė shumohen si t'i kishte nxjerrė nga njė botė e mistershme njė dorė e padukshme. Atje, afėr varrezave do tė dėgjosh njė zhurmė. Mos u shqetėso! Aty hidhet nga lartėsitė njė ujėvarė dhe poshtė saj vrundullon i Rexhė Ahmetajve. Mulliri, me gjithė vrundullimėn e tij, tė kujton diçka krenare e çapkėne. Ai do tė pėrshėndet me gjuhėn e vrundullimės, ndonėse ti nuk do ta kuptosh kėtė. Sido qė tė jetė, do tė tė pėlqejė. Aty janė ngujuar ėndrrat e gjyshstėrgjyshėrve pėr bukėn e kuqe. Aty edhe vet, pėr herė tė parė, provova shijėn e ėmbėl tė miellit. Mė tej mullirit prapė kanė rėnė nė heshtim ca varreza tė vjetra. Tre gurė varrezash veshur me myshqe dhe njė tyrbe mezi dallohen. Ata do tė shpalosin njė faqe tė moçme kohe. Fluturimi i pėllumbave sėrish do tė tė kthejė nė kohėn tonė. Ata do tė harkojnė dhe do tė sillen rrotull mbi bregoren kundruall fushės. Do tė tė pėrpijė ty bregorja plotė pėrmallim.
Si vetė nėna qė ka pritur njė jetė t'i kthehet djali nga largėsitė. Kur tė jesh ngopur duke parė fluturimin e pėllumbave dhe vallen fluturuese tė dallėndysheve, ngjitu ngadalė njė çik mė lartė bregores. Aty do tė tė dalė pėrpara varri i babait. E di se s'do tė durohesh pa lėshuar dy pika lotė. E di se edhe pa tė thėnė unė, do tė kuvendosh e do tė çmallesh me babanė tim. Mos u vono shumė. Ende ke pėr tė bėrė udhė. Mėsyje bregoren. Hidhu nė prehėrin e saj, çuçuriti fjalė qė ngushėllojnė.
Ajo do tė qajė me lotė si njė nėnė zemėrplasur. Aty, nė gjirin e saj, do tė mbetesh derisa tė bjerė nata. Punė qė dihet edhe pa u thėnė. Dy blirėt, njėri skaj rrugės e tjetri sipėr bregut nė tė djathtė, do tė tė shikojnė si vėllezėr tė sfilitur nga mėrzia. Ata do tė jenė tė vetmit dėshmitarė tė takimit tėnd tė parė me Bregoren Pėrkrenare. Kurse ti, herė duke i pėshpėritur fjalė tė mistershme Bregores, herė duke parė blirėt zemėrzhuritur, s'do ta hetosh fare muzgun qė do tė zbresė tinėzisht nga malet. Atėherė do tė ndjesh njė dorė tė butė duke rrėshqitur mbi flokėt e tu.

Si nuk e kupton, dyzimi im i fanitur? Ėshtė nėna ime e pagjumė, fjalėt e sė cilės pikojnė lotė e ngrohtėsi. Ajo do tė tė thotė : “Mjaftė u çmalle me Bregoren, bir! Hajt tė t'fillojmė pėr nė shtėpi se na zuri nata!” Dhe ti, fanitje, mezi do tė zgjohesh nga deliri. Atėherė, megjithatė, do tė çlirohesh nga trajta e hijeve dhe do tė veshėsh muzgjet e jetės, pikėrisht si vetė unė. Tevona ke pėr tė takuar bijėn e Hanajve dhe Lirimin, djalin tim mė tė vogėl. Nėnė e bir do tė tė hidhen nė pėrqafim. Atėherė ti, dyzimi im bredharak, mos ma lėsho Lirimin nga krahėrori dhe tregoi se jam i ati.

E di, tevona ju tė tre do tė zdirgjeni Bregores teposhtė dhe kur tė arrini tė blirėt, do tė takoni grupin e miqve. Atyre do t'ua mbysė fjalėt pesha e pėrmallimit dhe vetėm do tė zgjasin duart tė tė prekin nė errėsirė. Do tė tė duket, natyrisht, se edhe kullat po pėrkulen tė tė pėrqafojnė. Ndonėse do tė jetė terr, ti do tė pikasėsh edhe shumė shtėpi tė djegura deri nė themel. Mos u shqetėso! Andej sapo ka kaluar dyndalla e fiseve endacake sllave.

Mos e ndal hapin te blirėt, dyzimi im bredharak! Shpejto pėr te pėrroi! Atje, pėrpara shtėpisė gėrmadhė, tė presin Pajtimi, Premtimi, gruaja, motra dhe gjithė fisi im. Atėherė, do tė tė duket sikur prapė ke rėnė nė fund tė ėndrrės. Gjumė, megjithatė nuk do tė kesh. Do t'i rrėfeheni njėri tjetrit deri ndaj tė gdhirė, aty te Dardha e Vogėl, nė qoftė se ka shpėtuar. Kur agu t'i ketė pėrzėnė hijet e natės, ti prapė do tė marrėsh trajtėn e fanitjes dhe mbi krahėt e dallėndyshes sakaq do tė shndėrrohesh nė shtegtar, do tė kaptosh male, gryka, vise tė pikėlluara, hone tė mistershme dhe sėrish do tė arrish nė qelinė time qė tė mė rrėfesh ç'ke parė e ç'ke dėgjuar atje.


  detajet e librit  
Titulli:  Peizazhi i ėndrrės    Autori:   Rasim Selmanaj
Faqe:        Pesha:   0.000 kg.    Ēmimi:   0.00 EUR.
Botues:   Brezi
Viti - vendi e botimit:  Prishtine 2005

  Kthehem prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë   
  LIBRA SHQIP  Titujt e rinjë
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
Lajmet më të reja të Librit shqip - Newsletter
  LIBRA SHQIP  Më të kërkuarat
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
 ARKĖMORTI BOSH  'ARKĖMORTI BOSH' - Riat Ajazaj
 Riat Ajazaj
 8.00 €  ...detajet
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
 
 
© 2004 librishqip     |     Hosted by   webkos PropozoPropozoni www.LIBRISHQIP.com faqe tek ndonjë shok apo shoqe     |     Impressum