HOME - LIBRI SHQIP
Shkrimtarët Shqipëtarë Shkrimtarët e Huaj Librat Shkollorë Librat për Fëmijë Publicistikë Të Tjera
      Kërko në shop?
 
Trego të gjitha
Histori
Monografi
QENDRA ELEKTRONIKE E MUZIKëS SHQIPE
Informacione
Për Ju
Aktualitete
Regullorja
Newsletter
Kontakti me ne
 
Libri i lexuar për JU
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE

VRUNDUJ KUJTIMESH   nga Hamza Halabaku

Monografi  

VRUNDUJ KUJTIMESH - Monografi  nga Hamza HalabakuDitë më parë, doli nga shtypi Ditë më parë, doli nga shtypi monografia kushtuar zhvillimit të Shkollës Shqipe në disa mjedise të Bavarisë Veriore të Gjermanisë, hartuar nga shkrimtari dhe punëtori i palodhshëm i arsimit Hamza Halabaku. Ėshtë ky botim i rëndësishtëm që ngërthen historikun shumëvjeçar dhe traditën e punës intensive me nxënësit mërgimtarë në këtë pjesë të Gjermanisë, ku me përkushtim mësohet dhe kultivohet gjuha shqipe.


Nga bankat e Shkollës Shqipe në Bavarinë Veriore deri më tash dolën qindra nxënës shqiptarë të cilët duke mësuar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, për historinë kombëtare, gjeografinë e vendit, kulturën muzikore e artin figurativ, thelluan dhe forcuan edhe më shumë ndjenjën e atdhedashurisë, mirkuptimin dhe tolerancën në këtë mjedis të Gjermanisë mike.

Ndërkaq, në këtë libër që ka vlerë të përhershme për historikun e shkollës shqipe në diasporë, në hollësi dhe me kujdes të veçantë, autori flet për rëndësinë e mësimit plotësues për fëmijët e mërgimtarëve tanë dhe faktin se arsimimi dhe edukimi kombëtar janë një nga çështjet më madhore të kombit. Janë për tu çmuar lart përpjekjet e mëdha, sfidat e pareshtura, sakrificat e vetmohimet e atyre bashkatdhetarëve tanë për formimin e shkollës, e cila tashmë ka një traditë të mirë dhe mbi rrënjët e forta e të thella të saj mund të priten suksese edhe më të mëdha.

Ėshtë për tu çmuar edhe kontributi i subjekteve arsimore të shteteve përkatëse dhënë shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, që krijuan parakushte të volitshme duke ofruar lokalin shkollor, mjetet mësimore etj., për nxënësit shqiptarë. Të gjitha këto, autori i këtij libri Hamza Halabaku sikundër edhe aktivitetet e gjithmbarshme të nxënësve shqiptarë në Bavarinë Veriore, i prezenton në mënyrë të detajizuar. Duke u rrëfyer në vetën e parë, në monografinë „Vrunduj kujtimesh“ pasqyrohen edhe vështërsitë e shumta rreth hapjes së shkollave shqipe në diasporë, kontributin e madh të individëve dhe subjekteve gjermane për të mbështetur këtë aktivitet të rëndësishëm shqiptar dhe në përgjithësi për vullnetin e pathyeshëm të nxënësve për të mësuar në gjuhën shqipe.

- Mësimi plotësues në gjuhën shqipe për mërgimtarët tanë është i nevojshëm aq sa edhe buka që e hanë dhe uji që e pijnë. Pa këtë mësim fëmijët e tyre nuk mund të kenë të ardhme të ndritshme. Sepse, nuk mjafton që fëmijët e tyre vetëm të dijnë se janë shqiptarë, por ata duhet edhe të marrin dituri nga gjuha amtare, nga historia e gjeografia kombëtare, arti, kultura dhe tradita jonë e begatshme. Ata nëpërmjet këtij mësimi frymëzohen me atdhedashurinë e pajisen me njohuri që lehtësojnë rrugën e zotimit të tyre për çështjen e mirëfilltë kombëtare, shkruan në këtë monografi H. Halabaku.

Ky libër i posabotuar është i ndarë në disa kaptina që pasqyrojnë rrugën e zhvillimit të shkollës shqipe. Ndërkaq, i ilustruar me mëse tetëdhjetë fotografi, paraqet një material të çmueshëm fotodokumentar që mund të shfletohet dhe lexohet shpesh dhe kudo, për të rikujtuar gjithë punën e madhe të bërë në arsimimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë përkatësisht në Bavarinë Veriore të Gjermanisë. Vend me rëndësi zë kontributi i arsimdashësve dhe miqve gjerman të cilët në çdo kohë mbështetën shkollën shqipe.

Njëri nga rezenzentët e këtij libri, Gani Bajrami, në parathënien e shkruar konstaton se autori hamza Halabaku, në këtë libër ka arritur të sjell informacione dhe dëshmi për realitetin e një kohe dhe materiale fotografike që librit i japin peshë dhe vlerë të veçantë. Ndaj, ly libër nuk mund të merret shkurt vetëm si një kronikë e kohës së caktuar, por është një plotësi dokumentare që len gjurmë për ekzistimin dhe funksionimin e Shkollës Shqipe në Bavarinë veriore.

Me këtë botim, autori Hamza Halabaku, kryen njëkohësisht një obligim morqalo-qytetar në ndriçimin e kësaj pjese të historisë sonë reale, duke pasqyruar kontributin e bashkatdhetarëve tanë si prindër dhe përpjekjet dhe sfidat e tyre të pareshtura për formimin e shkollës shqipe.

Libri ka 90 faqe dhe është një botim luksoz, i tëri në


  detajet e librit  
Titulli:  VRUNDUJ KUJTIMESH    Autori:   Hamza Halabaku
Faqe:   88      Pesha:   0.000 kg.    Ēmimi:   8.00 EUR.
Botues:   Autori
Viti - vendi e botimit:  Gjermani 2003

  Kthehem prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë   
  LIBRA SHQIP  Titujt e rinjë
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
Lajmet më të reja të Librit shqip - Newsletter
  LIBRA SHQIP  Më të kërkuarat
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
 ARKĖMORTI BOSH  'ARKĖMORTI BOSH' - Riat Ajazaj
 Riat Ajazaj
 8.00 €  ...detajet
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
 
 
© 2004 librishqip     |     Hosted by   webkos PropozoPropozoni www.LIBRISHQIP.com faqe tek ndonjë shok apo shoqe     |     Impressum