Ditë më parë doli nga shtypi, botimi dytë i plotësuar i ushtrimores për nxënësit e shkollës shqipe në diasporë GJUHĖ E ZEMRĖS.
Botimin e këtij teksti shkollor për nxënësit në mërgatë e lejoi Shtëpia botuese
LIBRI SHKOLLOR në Prishtinë dhe se kjo ushtrimore paraqet mundësi solide për
angazhim të pavarur të nxënësve si në orën e mësimit ashtu edhe në shtëpi.
Ky tekst është tejet i përshtatshëm për të përsëritur e përforcuar njohuritë
nga gjuha shqipe.
Ėshtë ky libër i vlerësuar si tejet i suksesshëm jo vetëm nga recenzentët
e botuesi por edhe nga arsimtarët dhe nxënësit që e patën në përdorim
viteve të shkuara. Mu për këtë rekomandohet të aplikohet në punën me
nxënësit e klasëve të larta e pjesërisht edhe me nxënësit e klasës së tretë e të
katërt të shkollës shqipe në diasporë. Gjithashtu ndihmon edhe prindërit në punë me fëmijët e tyre në shtëpi.
Libri Gjuhë e zemrës është diçë më i madh se formati A4, ka mëse 90 faqe,
kopertinë të plastifikuar, është i ilustruar me fotografi kolor dhe i shtypur me për-
kujdes e cilësi të lartë.
Me përmbajtjen që ka, zgjon interesim të duhur te nxënësit dhe ofron mundësi
për angazhim serioz të tyre në secilën njësi mësimore dhe ushtrim.
Si i tillë, ky libër ka vlerë të rëndësishme në mësim dhe se paraqet ndihmesë të
madhe si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët.
Ekzemplarët e porositur do të dërgohen brenda pak ditësh në adresën e porositësit.
detajet e librit |
|
Titulli: GJUHĖ E ZEMRĖS Autori: Ēerkin Bytyçi
Faqe: 93 Pesha: 0.100 kg. Ēmimi: 10.00 EUR. Botues: Libri Shkollorë Viti - vendi e botimit: Prishtinë |